Sot kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës tha se Qeveria duhet të krijojë Komisionin Shtetëror për shënimin e kufijve.
“Qeveria duhet t’a krijojë Komisionin Shtetëror për shënimin e kufirit sepse nuk është ekzistues është veprimi I parë që duhet me bo, dhe ju premtoj që si Aleance ju përkrahim. Arsyeja pse po e bëj këtë është sepse nuk është demarkua, ende s’janë qit gurtë”
Ai shtoi se Kosova duhet të formojë trupën e saj dhe të bashkëpunojë më Malin e zi, e në rast se nuk pranon pala e Malit te zi atëherë duhet të shkojmë në arbitrazh.
“Ngritja e një trupe të përbashkët me Malin e zi, trupa Kosovës duhet te ia paraqes Malit të zi te gjeturat e veta, Marrëveshja, e dyta është raporti I komisionit shtetëror me të gjeturat e tyre, dhe e treta është deklarata e dy presidentëve për korrigjim në dy drejtime, atë të Qakorrit dhe Kullës, nëse ata nuk pajtohen me këtë, çështja duhet të shkojë në arbitrazh.”/arbresh.info/
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran