Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kritikuar rritjen e tatimit në pronë nga Ministria e Financave, duke e quajtur këtë rritje si goditje ndaj financave të qytetarëve.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se paratë e qytetarëve po barten nga xhepi i tyre në arkën e shtetit, madje, pa u shpenzuar aspak buxheti dhe pa u mbështetur qytetari.
“Ky veprim është edhe një goditje ndaj financave të qytetarëve. Me dhunë e përmes ligjit, financat e qytetarëve po barten nga xhepi i tyre në arkën e shtetit dhe në fund as nuk shpenzohet buxheti dhe as nuk mbështetet qytetari i Kosovës.”, ka shkruar Haradinaj.
Tutje, i pari i AAK-së tha se kryeministri Kurti po dinë ta gënjejë mirë popullin, por, sipas tij, durimi ka kufi.
Postimi i plotë:
Studentët e UP-së organizojnë marsh kundër Asociacionit
A i ndryshoi Kurti qëndrimet për Asociacionin?
Melisa e puth në faqe Blastën pas bisedës që patën
Rita Ora duket mahnitëse në të kuqe në eventin vjetor të ‘Am...
Djali i Hysni Gucatit: Specialja prapë e vërtetoi se është d...
Gjithçka që duhet të dini për serinë e re të Samsung Galaxy ...