Kryeministri në detyrë, Rammush Haradinaj, ka vizituar në QKUK policin Artur Mrasori, i lënduar mbrëmë gjatë aksionit policor në Zhur të Prizrenit.
Nga aty, Haradinaj foli për mungesën e ligjit për sigurinë shëndetësore, raporton arbresh.info
“Është një kërkesë e kamotshme e policisë për ligjin e sigurime shëndetësore dhe pensionim të parakohshëm. Janë në proces ato ligje dhe për fat të keq nuk mund t’i dërgojmë në Kuvend ato ligje. Jemi në pritje të qeverisë së re dhe besoj se këto dy ligje do të ndodhin. Gjatë këtyre dy viteve kemi qenë më afër policisë dhe ato dy ligje do të ndërmerren. Sa i përket policit të lënduar nuk do ti mungojë asgjë, dhe nëse është nevoja do të trajtohet edhe jashtë vendit”, u shpreh Haradinaj.
“Ka lëndime, po ashtu lëndime me pasoja mirëpo jeta e tij është jashtë rrezikut. Sot më herët kam qenë edhe në Drejtorinë e Policisë dhe erdhëm këtu, pra do ta përcjellim gjendjen me kujdes dhe nëse rrethanat paraqiten në çfarëdo kujdesi, ne do të jemi të gjithë bashkë. Polici që ka ndërruar jetë, i shprehi ngushëllime familjes”, deklaroi Haradinaj./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/987945191577786/
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi