Kryeministri Ramush Haradinaj është distancuar nga deklarata e deputetit të partisë së tij, AAK-së, Shkumbin Demalijaj, i cili ka thënë se ‘po të kishte mundësi vetëm njerëzit e AAK’së do t’i shihte në punë”.
“Distancohna prej kësaj, nuk mendoj se as Demaliaj mendon ashtu, as nuk mendon në këtë Kosovë normal ashtu në Kosovë të gjithë duhet me pasë punë, nuk mendon askush ashtu.”, ka thënë Haradinaj përcjell Periskopi derisa ka shtuar se ‘ndoshta ka pasë naj idhnim Demalijaj”
Deputeti Demaljijaj ka thënë sot “Asnjë njeri përpos Aleancës nuk kisha pas qef me pa në punë në Kosovë, pse unë më ndihmu tjetër këndë që ma ka kundërshtu programin e Aleancës, unë I jap përparësi njerëzve të Aleancës.
Ndërkohë në konferencë me gazetarë, Kryeministri ka mohuar konstatimet e Bankës Botërore se në Kosovë po rritet papunësia. Ai ka thënë se është e kundërta.
“Nuk ka humbje të vendeve të punës në Kosovë, ka rritje të vendeve të punës, ka rritje ju siguroj, nuk është rritja që kemi qejf me e pa, por ka rritje të vendeve të punës”, ka thënë kryeministri.
Haradinaj është pyetur nga gazetarët edhe për mbylljen e kazinove.
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit