Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka dënuar fuqishëm sulmin ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump.
Më anë të një postimi në Facebook, Haradinaj tha se aktet e dhunshme janë një pengesë për realizimin e demokracive, transmeton Arbresh.info.
Postimi i plotë:
E dënoj fuqishëm sulmin ndaj Presidentit Trump!
Aktet e dhunshme janë një pengesë për realizimin e demokracive, janë të papranueshme dhe duhet të ndalohen. ShBA-ja është një shembull për demokracitë në të gjithë botën dhe së bashku ne përparojmë përmes diskursit paqësor të vendeve tona dhe respektit për sundimin e ligjit.
I uroj Presidentit Trump shërim të plotë!/Arbresh.info
Deputetët serbë lëshojnë sallën pas vendimit për sulmin terr...
Prokurori Naim Abazi pas aktgjykimit për Banjskën: Do të kër...
Aktgjykimi për rastin e Banjskës, Dushan Maksimoviq dënohet ...
Të akuzuarit për rastin “Banjska” Vlladimir Tolliq dhe Bllag...
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...