“Kosova është e përkushtuar që të intensifikojë bashkëpunimin bilateral me Britaninë e Madhe, në fushën politike dhe atë ekonomike”, kështu tha Kryeministri i Republikëssë Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi priti në takim, Richard Moore, drejtor i Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar.
Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj e informoi z. Moore, për progresin e Kosovës, prioritetet e Qeverisë, agjendën integruese të Kosovës dhe përkushtimin e Qeverisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, për zhvillimin ekonomik dhe çështjet jetike për përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Kryeministri Haradinaj ka falënderuar Britaninë e Madhe për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë dhe vazhdon t’i jap Kosovës në shumë fusha në të gjitha
etapat e shtetndërtimit të saj, duke kërkuar mbështetjen e mëtejme për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare dhe fuqizimin e subjektiviteti ndërkombëtarë të Kosovës.
“Ndihma dhe angazhimi i Britanisë së Madhe është i nevojshëm në Kosovë dhe ky partneritet duhet të avancohet edhe në fusha të tjera, në interes për të dyja vendet”, tha kryeministri Haradinaj.
Ndërkaq, drejtori i Përgjithshëm për Çështje Politike, Richard Moore, vlerësoi progresin e Kosovës, duke thënë se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë angazhimin e saj në Kosovë, duke e mbështetur vendin në procese të rëndësishme dhe në rrugën evropiane.
Në këtë takim u bisedua edhe për përgatitjet e Kosovës për pjesëmarrje në Samitin e Londrës, i cili do të mbahet javën që vjen dhe ku Kosova do të përfaqësohet nga Kryeministri Ramush Haradinaj.
KQZ sot diskuton për procesin e rinumërimit të deritashëm të...
Të paktën 21 persona të vdekur në Spanjë pas një aksidenti m...
Rinumërohen 556 vendvotime nga 914 gjithsej
ATK organizon konferencë dhe panele diskutimi për 26-vjetori...
Mot sot i ftohtë dhe me ngrica
Groenlanda dhe tarifat, makthi i ri për BE-në