Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në interpelancën e thirrur sot nga LDK për gjuajtjen me armë të zëvendëskryeministrit Dardan Gashit, ka vazhduar ta arsyetojë veprimin e Gashit, shkruan arbresh.info.
Kryeministri Haradinaj ka thënë se tradita e gjuajtjes me armë tek shqiptarët ekziston prej që Haradinaj e mban mend vetën.
Haradinaj ka thënë se në këtë rast të diskriminuar janë pushtetarët sepse sipas tij qytetarët mund të gjuajnë me armë .
“Atmosfera festive pa marrë parasysh çfarë ka qenë motivi. Tradita e gjuajtjes me arme tek shqiptarët ekziston prej që e maj mend vetën, jam i bindur që ka këtu njerëz që kanë pa të patën një herë një situatë që ka ndodh gjuajtje me armë. Qytetarët special dhe pushtetari special. Ma special je sot me gjuajt për qefë nëse je qytetar diskriminues është pushtetari sepse mban përgjegjësi ligjore. Na e dimë që kur ka dasma e kur vijnë nga diaspora, sa pak fishekzjarrë kineze shfrytëzohen në Kosovë e sa gjuajn me armë”, tha Haradinaj
Ter Stegen mund të rikhehet tek Barça disa ditë pasi u huazu...
Rriten rastet me sëmundje të zemrës në Shqipëri
Dënimi i Alidemajt për krime lufte, familjarët e viktimave ...
“Ndonjëherë duket sikur njerëzit nuk duan që ne të fit...
Ligji i ri për mediat sociale në Australi, Snapchat bllokon ...
Arbeloa habit me vendimin që mori pas fitores me Rayo Vallec...