Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se partia e tij nuk do të pengojë procesin e votimit për kryetarin e Kuvendit të Kosovës, por do të veprojë në koordinim të plotë me partitë e tjera opozitare, PDK-në dhe LDK-në.
“Ne në princip kemi thënë se jemi për konstituimin e Kuvendit, por do të marrim qëndrim të përbashkët me opozitën, nuk do të ndahemi as për kryetarin e Kuvendit. Ka deklarime se opozita nuk do të marr pjesë në votim për kryetarin e Kuvendit, por nëse ndryshon diçka sa i përket AAK-së për kryetar të Kuvendit nuk e bëjmë pengesën, sa i përket qeverisë e dini qëndrimin tonë”, ka thënë Haradinaj para mediave.
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ishte paraparë të niste në orën 10:00, por ende nuk është bërë e ditur nga partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje, emri i kandidatit të propozuar për kryetar të Kuvendit./Arbresh.info
Operacion si në filma, kapet “tregtari” i automatikëve
Maran: Ëndrra juaj dhe e imja është të shkojmë në Botëror, n...
Hamza: Kosova po humb të rinjtë nga krizat politike, qytetar...
Vdes i riu që ishte aksidentuar para 11 ditësh në Smrekonicë...
Shkurte Fejza takon Bill Clintonin në SHBA: Moment falënderi...
Duka: Vendimi për ndryshimin e trajnerit erdhi pas ndeshjes ...