Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka komentuar gjuajtjen me armë nga zëvendëskryeministri Dardan Gashi.
Duke thënë se kjo është traditë te shqiptarët, Haradinaj ka shtuar se nga 120 deputetë, 90 për qind e tyre i ka parë teksa gjuajnë me armë.
Ai në Interaktiv të KTV-së ka thënë se megjithatë gjuajtja me armë është trend në rënie.
“Kam gjuajtur kur ka qenë vakti, tash ua kam lënë tjerëve. E kemi kulturë, e kemi traditë. Nuk mendoj se është lajm i mirë me pa lajme të tilla, por 120 deputetë që kemi 90 për qind të tyre i kam pa duke gjuajtur. Pa asnjë përjashtim partiak. Bile ju kam thënë të mos më detyrojnë që të flas me emra. E di se kjo është praktikë në trende të rënies. Nëse shohim para dhjetëvjetësh dhe tash e shohim që jemi mirë. Përpara s’ka pas dasmë pa armë”, ka thënë ai./koha.net/
Bernardo Silva: Në futboll gjithçka është e mundur, do të lu...
Maqedonci: Raketat kineze të Serbisë të dizejnuara për të su...
Batatina suspendohet me dy ndeshje dhe gjobitet nga Komision...
Eurostat: Gati 1 në 4 familje në Shqipëri ka vështirësi për ...
Irani: Kemi sulmuar 4 baza ushtarake amerikane
Kurti i jep detyrë të re Blerim Sallahut