Google ADS

Hapet salloni ‘Mamounia Istanbul’

21:56 | 28 Janar 2019

Është hapur salloni ‘Mamounia Istanbul’ në lagjen Bregu i Diellit afër lokalit ‘Mamounia Bar’.

Në këtë sallon kryhen shërbime të ndryshme duke filluar nga prerja e flokëve, trajtimi i tyre, trajtimi i fytyrës, manikyr, pedikyr.

“Sot është bërë hapja e sallonit. Pronar është Skënder Salihu. Këtu bëhen trajtime të ndryshme, si manikyr, pedikyr, depilim, prerje flokë. Në këtë sallon ka trajtime edhe për femra edhe për meshkuj. Janë pesë punëtorë që kryejnë këto trajtime. Këtë sallon duhet vizituar sepse ka metodat e fundit të estetikës”, ka thënë njëra nga menaxheret në këtë lokal.

Frizeri Vildan Alkaraja ka ardhur nga Turqia që të bashkëpunoj me pronarin e këtij salloni, Skënder Salihu për të hapur këtë lokal.

“Këtu jam frizer. Kam 20 vite eksperiencë me punën, me flokun, me trajtimi ne fytyrës, me mjekrën. Kam 10 vite eksperiencë në Tiranë. Ne do të bëjmë diçka tjetër më ndryshe nga të gjithë, diçka më të re, më shumë për trajtimin e fytyrës dhe të flokut. Besojmë që do të ketë punë, sepse kemi edhe emrin e Mamunies edhe të Stambollit dhe të dyja bashkë do të bëjnë punë. Kam ardhë qe një javë, dhe pronarin e kam qe shumë vite klient në Tiranë, më ftoj që të bëjmë diçka këtu në Kosovë. Kosovarët i kushtojnë rëndësi pamjes dhe do të vijnë këtu sepse çmimet janë të volitshme”, ka thënë ai./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale