Komuna e Prishtinës ka bërë përurimin e qendrës së tretë të qëndrimit ditor për të moshuarit
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se bizneset dhe bashkësitë fetare kanë ofruar ndihmë me donacione.
“Është hapësirë e mirë edhe për ata që nuk janë pensionistë me ardhë me pi çaj, me kalu kohën. Shpresoj që t’iu ofroj të gjithë njerëzve nga kjo lagje që të kalojnë kohë me njëri tjetrin. Në dy qendrat tjera ku shërbejmë edhe ushqim kanë ardhë aty plot biznese dhe po ofrojnë donacione bile edhe bashkësitë fetare dhe ajo që kemi pritë ka ndodhë që të shtohet solidariteti. Kështu kemi shpresuar që i nxisim të herët të ndihmojnë. Ka më shumë e më shumë njerëz që po ofrohen për të ndihmuar. Shumë shpejtë do të kemi edhe qendra për të rinj, ku do ofrojmë mundësinë për rininë e lagjes që të kalojë kohë. Ne si komunë duhet të ofrojmë edhe ambiente të cilat janë falas për banorët tanë”, tha Ahmeti.
Drejtori për Mirëqenie Sociale në komunën e Prishtinës, Dren Kukaj, tha se shpejtë do të hapet edhe qendra e katërt, këtë herë në lagjen “Ulpiana”.
“Shumë shpejtë do ta hapim edhe qendrën e katërt në lagjen ‘Ulpiana’ tha ai.
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...