Hapen 70 puse për ujë të pijes për familjet me kushte të rënda në Lipjan

07:30 | 23 Korrik 2019

Komuna e Lipjanit organizon ceremonin e nënshkrimit të momerandumit të bashkpunimit mes Komunës së Lipjanit dhe Organizatës “Qatar Charity”.

Qëllimi i Memorandumit të Bashkëpunimit është hapja e shtatëdhjetë puseve për ujë të pijes, në vende të ndryshme publike dhe për familjet me kushte të rënda ekonomike në territorin e Komunës së Lipjanit.

Shtatëdhjetë grantet e vogla do te ndahen për familjet me kushte të rënda ekonomike në Komunën e Lipjanit për sigurimin e mdihmës për bujqësi.

Të pranishëm do të jenë Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, dhe përfaqësuesi i “Qatar Charity”, Khalid Abdulla M H Alyafei.

Shpërndaje në rrjete sociale