Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka vizituar sot Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
Këtë vizitë, Hamza e bëri për t’i uruar për zgjedhjet e tyre si dhe për t’i ofruar mbështetjen e nevojshme kryetarit të zgjedhur, Hysni Gucatit.
“Kategoritë e dala nga lufta do ta kenë gjithmonë mbështetjen time dhe për 50% do ta rrisim përkrahjen financiare për familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe veteranët e UÇK-së. Kosova mundet ma mirë! Ne besojmë në këtë dhe do ta bëjmë realitet!”, ka shkruar Hamza në Facebook.
Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme vjetore të ...
Ekzekutohen pagesat për veteranë, pensione të përkohshme dhe...
Kuvendi vendos për tri seanca – njëra i kushtohet Eliot Enge...
SHBA dhe Irani drejt raundit të dytë të bisedimeve të paqes ...
Pakistani me siguri të lartë para negociatave ShBA-Iran
Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: M...