Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza ka mbajtur një tubim në Mitrovicë për të treguar se barazia gjinore nuk është vetëm çështje e grave, por e krejt shoqërisë.
Me anë të një postimi në Facebook, Hamza tha se gratë janë udhëheqëse, profesioniste dhe biznismene të jashtëzakonshme, përcjell Arbresh.info.
“Gratë janë udhëheqëse, profesioniste dhe biznesmene të jashtëzakonshme. Nga përkushtimi si amvise e deri te ngritja në karrierë, gratë do ta kenë mbështetjen e pakursyer, mundësitë që ju duhen dhe respektin që e meritojnë. U mblodhëm në Mitrovicë për të treguar që barazia gjinore nuk është vetëm çështje e grave, por e krejt shoqërisë. U mblodhëm për të treguar që Kosova mundet ma mirë për vajzat dhe gratë”, tha Hamza.
Ndër të tjera, ai premtoi se do të punoj që çdo grua në Kosovë të ndjehet e mbështetur dhe e sigurt.
“Si kryeministër i ardhshëm, si baba i dy vajzave, si bashkëshort i një zonje, si djalë i një nëne dhe si vëlla i 4 motrave, ju premtoj se do të punoj dhe përkushtohem që çdo grua në Kosovë të ndjehet e mbështetur dhe e sigurt”, tha Hamza./Arbresh.info
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë