Kandidati i PDK-së për kryeministër Bedri Hamza ka vazhduar fushatën zgjedhore në Suharekë.
Atje, Hamza ka takuar punëtorët e një fabrike të njohur të këpucëve.
Hamza thekson se prodhuesit dhe eksportuesit tanë e meritojnë respektin e thellë dhe ndihmën e shtetit, jo përbuzjen dhe injorimin.
“Rrugës për në Suharekë u ndala në fabrikën e njohur të këpucëve “Solid”. Kjo kompani i ka 330 të punësuar, kryesisht gra, që prodhojnë çdo vit rreth 600 mijë palë këpucë. Çdo palë këpucë të prodhuara dhe shitura “Made in Kosova” sjellin vlerë dhe krijojnë vende të punës. Një palë këpucë i bleva edhe unë, se po na bjen me ecë në krejt Kosovën. Prodhuesit dhe eksportuesit tanë e meritojnë respektin e thellë dhe ndihmën e shtetit, jo përbuzjen dhe injorimin. Çdo ditë takohem me punëdhënës që janë edhe shtetndërtues në Republikën tonë. Nuk kam asnjë dyshim se për “Solid”-in, kompanitë e vyeshme të Suharekës dhe krejt sektorin privat, do të bëhet shumë ma mirë pas 9 shkurtit, ditës së fitores sonë të madhe”, shkruan Hamza në Facebook./Arbresh.info/
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale