Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza ka premtuar mbështetje financiare për sektorin privat deri në 30 për qind.
Me anë të një postimi në Facebook, Hamza tha se kjo mbështetje do të arrihet përmes subvencioneve dhe granteve që mbulojnë shumën totale të investimeve.
“Për t’i rritur investimet në sektorin privat, ne ofrojmë program të mbështetjes financiare përmes subvencioneve dhe granteve që mbulon shumën totale të investimit deri në 30 për qind. Investimet nuk do të bëhen vetëm për rritjen e bizneseve, por edhe për fuqizimin e punëtorëve. Pagat e dinjitetshme për punëtorët janë mënyra më e mirë për t’ua njohur vlerën atyre”, ka shkruar Hamza./Arbresh.info
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim