Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza ka thënë se autostrada e re që kalon përmes Shtimes do t’i përmirësojë ndjeshëm ndërlidhjet logjistike dhe mundësitë për bizneset lokale.
Gjatë një takimi më biznesmen në Shtime, Hamza tha bizneset e vogla u sjellin qyteteve ndryshime të mëdha, përcjell Arbresh.info.
“ Janë bizneset e vogla ato që qyteteve u sjellin ndryshime të mëdha. Sot takova biznesmenë të suksesshëm në Shtime, të cilët me punën dhe aktivitetin e tyre i japin hov zhvillimit ekonomik në qytetin e tyre dhe në Kosovë”, ka shkruar Hamza në llogarinë e tij në Facebook.
“Autostrada e re do ta ketë kyçjen në Banullë të Lipjanit dhe do të kalojë përmes Shtimes deri në Qafën e Duhlës. Kjo autostradë do t’i lidhë tri autostradat kryesore, Autostradën e Kombit, Autostradën Gjilan – Dheu i Bardhë dhe Autostradën e Shkupit. Ne do ta çlirojmë potencialin ekonomik dhe do të krijojmë mundësi të reja për bizneset në çdo komunë të Kosovës”, tha Hamza./Arbresh.info
Ndeshje e çmendur: Parisi e fiton aktin e parë gjysmëfinal n...
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit