Hamza i shkon për vizitë Thaçit me shokë në Hagë

15:27 | 18 Mars 2023

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka qenë sot për vizitë në Hagë te ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Në një postim në Facebook, Hamza ka njoftuar se ish-krerët e UÇK-së janë gjithmonë me moral të lartë dhe me atdhedashuri, përcjell arbresh.info.

“Sot përfundova vizitën time në Hagë ku takova Hashimin, Kadriun, Bacin Jakup e Rexhën. Ata si gjithmonë me moral të lartë e atdhedashuri të palëkundur!”, ka shkruar Hamza.