Ministri i Financave, Bedri Hamza ka folur sot para deputetëve për draft-buxhetin e vitit 2019.
Ai ka thënë se ky buxhet adreson dhe reflekton përmirësimin e të gjithë shërbimeve për qytetarët, nisur nga arsimi, shëndetësia deri tek kujdesi për kategoritë sociale.
“Ne do të bënim më shumë, por mundësitë financiare janë të kufizuara”, ka thënë Hamza.
“Ky propozim-buxhet ofron më të mirën për qytetarët duke pasur parasysh kufizimet që i kemi nga faktorët e jashtëm dhe të brendshëm”.
Drejtuesi i kuletës së shtetit, ka thënë se bazuar në këtë buxhet Kosova pritet të ketë rritje ekonomike deri në 4.7 %.
Pas fjalës së tij, Hamza ka ftuar deputetët që të debatojnë në mënyrë profesionale sa i përket buxhetit dhe ndarjes së tij për vitin 2019.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/205904183629696/
Arrihet marrëveshja mes palëve, Milani do të marrë në huazim...
Australia rishikon shërbimet e inteligjencës pas sulmit terr...
“Zemra po më plas nga mungesa jote”, Selvije Jao zbulon pyet...
Fluks në pikën kufitare të Kakavijës, mbi 8 mijë hyrje-dalje...
Rama citon raportin e Këshillit të Evropës: Drejtësia shqipt...
42 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit