Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, ka prezantuar me zotimet e tij kryesore për siç tha ai, një Kosovë më të mirë
Përmes një videomesazhi, Hamza tha se në muajt e parë të qeverisjes, pagat në sektorin publik do të rriten për 50%.
Kjo rritje, sipas tij, garanton paga të dinjitetshme për të gjithë shërbyesit civilë dhe është shpërblim i duhur për shërbimin e tyre ndaj shtetit dhe qytetarëve. Hamza tha se nuk do të tatohet asnjë pagë nën 400 euro.
“50% rritje të pagave në sektorin publik. 70% rritje të pensionit bazik. Rriten pensionet kontributdhënëse dhe përshkallëzohen sipas viteve të përvojës së punës. 50% rritje të përfitimeve për familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe veteranët”, ka shkruar Hamza./Arbresh.info
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...