Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se kryeministri aktual i Kosovës, Avdullah Hoti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, s’mund t’i çojnë as nga 5 e 2.5 kg.
Ai tha se Hoti s’mund t’i çojë as 5 kilogramë, ndërkohë që sipas tij, Mustafa nuk mund t’i çojë as 2.5 kilogramë.
“Hoti s’mund t’i çojë as 5 kg, Isa as 2.5 kg”, është shprehur Abazi në DPT te Fidani.
Ndërkohë që për futjen e Partisë Demokratike të Kosovës në koalicionin qeverisës, Abazi tha se tashmë kjo parti është në koalicion.
“Edhe pse jo zyrtarisht, PDK’ja është në koalicionin qeverisës. Madje unë besoj se është më lehtë nëse nuk ke ministra të emëruar e megjithatë ki kontroll indirekte”, shtoi Abazi./expres/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës