Analisti Haki Abazi do t’i i bashkohet sot Lëvizjes Vetëvendosje. Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express vetë Abazi, i cili ka thënë se sot do ta bëjë zyrtarisht anëtarësimin e tij në VV.
Abazi tha se gjatë ditës së sotme do t’i japë detajet rreth anëtarësimit të tij në partinë e Albin Kurtit.
“Sot në ora 13:00 bëhet zyrtare anëtarësim i im në Vetëvendosje, mendoj në këtë takim edhe në paraqitje kanë me u bë detajet publike”, tha Abazi.
Kujtojmë se para disa ditësh Abazi është deklaruar pro koalicionit ndërmjet VV’së dhe LDK’së. Ai ka thënë se ky koalicion do ta kthente Kosovën në një situatë normale.
“Ky koalicion nuk do ta bënte Kosovën kopsht me lule, por do ta kthente Kosovën në një situatë normale të funksionimit të shtetit dhe ç’kapjen e shtetit nga kapilaret e PDK-së”, kishte deklaruar Abazi.
Kurti: Njohja nga SHBA e AKK-së, dëshmi e ngritjes së standa...
Trump sërish rithekson: Xi Jinping më premtoi se Kina nuk do...
Gjuha shqipe në RMV, aktivistja Beqiri: Baza ligjore është e...
Arrestimi i shtatë serbëve në Graçanicë, Sveçla: Direktiva t...
Video ku foli për “frizerkat”, Konjufca del me reagim: Asnjë...
Irani: Jemi të gatshëm t’i përgjigjemi çdo sulmi ushtarak