Dikur Haki Abazi e njëjtësonte VV’në me PDK’në, kurse, tash po e bën dallimin me shefin e tij partiak kur bëhet fjala për një deklaratë të Këshilltarit të Kryeministrit.
Për dallim prej Kurtit, Haki Abazi ka postuar një fotografi e njërit prej njerëzve me të cilën identifikohet UÇK’ja, Rifat Jasharin, vëllain e Komandantit Adem Jashari.
Zëvëndëskryeministri në detyrë i Kosovës, Haki Abazi, ka publikuar një fotografi të Rifat Jasharit, i cili shihet teksa mbanë një fjalim në një shënim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Një publikim i tillë nga Abazi vjen pas debatit që ka shpërthyer si rezultat i deklaratave të këshilltarit të Kurtit, Shkëlezen Gashi, për pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që sipas tij kanë vrarë civilë të pafajshëm të komunitetit serb gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Përveç Abazit kanë reaguar edhe anëtarë të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët kanë kërkuar nga Kurti që të shkarkojë Gashin nga pozita e këshilltarit.
KQZ mban sot mbledhjen e radhës, në fokus zgjedhjet e parako...
U fut në det, gjendet i pa jetë 89-vjeçari në Lungomare të V...
Ndërron jetë kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës
Arrestohen 6 persona në Obiliq për dëmtimin e varrezave, pes...
Presidenti Duka në “Topi i Artë 2025”: Nga play-off-i i Botë...
Evropa do të krijojë një komision ndërkombëtar për dëmet e l...