Google ADS

Hajnat vjedhin në shtëpi të mërgimtarëve në Ferizaj

09:04 | 30 Shtator 2024
E.G

Një person ka raportuar në polici se hajnat kanë vjedhur një shtëpi të mërgimtarëve në Ferizaj.

Sipas raportit 24 orësh, rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:00, shkruan Arbresh.info.

Policia bën të ditur se nga aty kanë vjedhur një pushkë të gjuetisë me leje, dhe dy bateri.

Rasti është duke u hetuar.

“VJEDHJE E RËNDË Ferizaj / 29.09.2024 – 15:00. Ankuesi kosovar ka raportuar se në një shtëpi të personave të cilët jetojnë jashtë shtetit persona të panjohur kanë depërtuar me forcë dhe nga aty kanë vjedhur: një pushkë të gjuetisë me leje, dhe dy bateri. Rasti në procedurë hetimore.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme