Dy persona të panjohur nën kërcënimin e armës kanë sulmuar një person tjetër në Vushtrri, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, sulmuesit kanë arritur të i’a marrin telefonin dhe kuletën viktimës, në të cilën kishte pasur dokumente personale dhe para të gatshme, shkruan Arbresh.info.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet relevante policore.
Rasti është duke u hetuar.
“Vushtrri 03.12.2023 – 23:50. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se dy persona të panjohur, të maskuar nën kërcënimin e armës e kishin sulmuar fizikisht dhe ia kishin marr telefonin celular dhe kuletën në të cilën kishte pasur dokumente personale dhe para të gatshme. Viktima si pasojë e sulmit ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...