Disa të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e një personi në fshatin Likoc të Skenderajt, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, ankuesi ka bërë të ditur se i janë vjedhur stoli ari, para të gatshme, një pushkë gjuetie dhe një pistoletë.
“Likoc, Skenderaj / 09.03.2024 – 19:00-19:30. Ankuesi m/k ka njoftuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda shtëpisë së tij prej ku kanë vjedhur: stoli ari dhe para të gatshme, një pushkë gjuetie me leje, dhe një pistoletë me leje. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...