Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke shqyrtuar nëse ka bazë ligjore për nisjen e hetimeve për fryrje të faturave të muajit dhjetor nga KEDS dhe KESCO.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj për Arbresh.info tha se prokuroria pas shqyrtimit të rastit, do të veprojë në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.
“Ju njoftojmë se Prokuroria është duke e shqyrtuar këtë çështje dhe në saje të kompetencave të saj do të veprojë në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi”, tha Ulaj.
Ndryshe, faturat e energjisë elektrike për muajin dhjetor i kanë “tmerruar” qytetarët e Kosovës.
Plot prej tyre në rrjetet sociale po ankohen për fatura tepër të larta në krahasim me muajt paraprak por edhe me muajt e njëjtë të vitit të kaluar.
Në anën tjetër, tarifat e rrymës janë miratuar që nga 1 prilli 2023.
Ankesa të shumta nga qytetarët janë drejtuar në drejtim të KEDS-it për faturat energjisë elektrike për muajin dhjetor. Ata po ankohen se faturat e tyre janë 100 për qind më të shtrenjta.
Përmes një përgjigje me shkrim nga KEDS-i theksojnë se si shkak i këtyre ankesave mund të jenë, se qytetarët shpenzojnë më shumë rrymë gjatë stinës së dimrit për ngrohje.
Po ashtu, edhe nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) thonë se tarifat e energjisë elektrike janë të njëjta nga 1 prilli i vitit 2023 dhe vazhdojnë të jenë te njëjta.
Përveç ankesave të shumta të qytetarëve dhe të disa partive opozitare për faturat e larta të energjisë elektrike për muajin dhjetor, ka reaguar edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.
Këto fatura, KMDLNj i ka quajtur jonormale, teksa ka kërkuar hetim urgjent nga Prokuroria e Shtetit./Arbresh.info/
Theret me thikë një nxënëse në shkollën “8 Marsi” në Pejë, p...
Përkujtohet vepra e Arbën Xhaferit, Rama: Ktheu patriotizmin...
Debati për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, Rama mesazh...
Scholzi pas takimit me Vuçiqin: Ka një marrëveshje Kosovë-Se...
Krasniqi: Tash gjithçka është ndryshe dhe më mirë në veri
Banorët diskutojnë si t’i shpenzojnë 63 euro, buxheti më i u...