Grushta, shqelma, pamje nga rrahja masive mes dy grupeve të nxënësve në Gjakovë

08:41 | 14 Janar 2022

Një rrahje në mes dy grupeve të nxënëseve ka ndodhur në Gjakovë.

Në pamjet e publikuara shihet se në përleshje janë përfshirë një numër i madh i nxënësve.

Për këtë rrahje kishin konfirmuar edhe Policia e Kosovës dy ditë më parë.

Sipas policisë përleshja ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme që kishte ndodhur më 11 janar të këtij viti.

Nga përleshja disa prej tyre kanë pësuar edhe lëndime trupore. /reporteri

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara