Fillimi i mandatit të dytë të Ramush Haradinajt si kryeministër është karakterizuar me një mobilizim të lartë të institucioneve si dhe me një dinamikë të shtuar të aktiviteteve dhe vendimeve të shpejta, por shefi i Qeverisë ka rënë në kurthin e premtimeve të fushatës zgjedhore se lëvizja e lirë për në Bashkimin Evropian (BE) do të ndodhë në tremujorin e parë të qeverisjes së tij.
Kështu thuhet në analizën për 100-ditëshin e qeverisë “Haradinaj” të Grupit për Ballkan, të cilën e ka siguruar gazeta “Zëri”, ku mes të tjerash thuhet se ekzekutivi po qëndron larg temave të komplikuara si: Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe apo transformimi i FSK-së në ushtri të Kosovës.
“Për dallim nga qeverisja e Isa Mustafës, e orientuar në politika planifikuese më afatgjate, por më e ngadaltë në vendimmarrje, fillimi i mandatit të dytë të Haradinajt është karakterizuar me një mobilizim të lartë të institucioneve dhe të zyrtarëve si dhe me një dinamikë të shtuar të aktiviteteve dhe vendimeve të shpejta./Zeri/
Zelensky: Rusia po përpiqet ta përfshijë edhe Bjellorusinë n...
Vanesa largohet nga Ferma Vip, përlotet Indri: Nuk e prisja,...
Sot hidhet shorti për renditjen e partive në fletëvotim
Mot me shi gjatë së shtunës, temperaturat deri në 21°C
SPAK godet grupin kriminal për trafik heroine në Shqipëri d...
Sot Renee feston ditëlindjen, ky është urimi emocionues i ma...