Grupi Parlamentar i AAK-së, sot ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend me theks të posaçëm, taksën në produktet e Serbisë dhe të Bosnje Hercegovinës.
Deputetët e AAK-së kanë kërkuar nga lidershipi i vendit, Presidenti, Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri, që të bëjnë të pamundurën që t’i sqarojnë partnerët ndërkombëtarë, se pezullimi eventual i kësaj takse do të kishte pasoja të mëdha për vendin dhe për vetë procesin e dialogut me Serbinë, njofton Klan Kosova.
”Ne jemi të përcaktuar për dialog, por kërkojmë më ngulm që Qeveria, Kryeministri dhe Ekipi Negociator të mos pranojnë kurrfarë kushtesh për fillimin e dialogut me Serbinë. Në rast se vendosen kushte për fillimin e këtij dialogu, Kosova i ka 1001 arsye që të vendos kushte për fillimin e tij”, thuhet mes tjerash nga ky takim.
Grupi Parlamentar i AAK-së konsideron se taksa e vendosur në produktet serbe nuk mund të hiqet deri sa Serbia të mos heqë dorë nga agresioni politik, ekonomik e diplomatik ndaj Kosovës, dhe derisa të mos arrihet marrëveshja gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese që do të rezultojë me njohje të ndërsjellë.
Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës, po...
Këta janë kadidatët potencial për ta zëvendësuar Allegrin te...
105 mijë votues me postë, më 6 qershor nis votimi në përfaqë...
Kurti: Nis investimi 315 mijë euro për furnizimin me ujë të ...
“AI po bëhet armë” Papa Leo XIV jep paralajmërimin e fortë p...
KFF Mitrovica feston titullin e shtatë të kampionit