Shefi i Grupit më të ri Parlamentar, Dardan Sejdiu ka qartësuar se nuk do ta votojnë Marrëveshjen e Demarkacionit, raporton arbresh.info
Ai i ka bërë këto deklarata pas dërgimit të kërkesës për të krijuar një grup parlamentar të përbërë nga 12 deputetë.
“Sot kemi dërguar kërkesë për të krijuar grupin parlamentar të përberë nga 12 vetë. Janë 12 deputet që janë pjesë e grupit të deputetëve të pavarur. Që nga nesër ky grup do të jetë i organizuar nën ombrellën e këtij grupi.”
Dardan Sejdiu e ka bërë të qartë se grupi i deputetëve të pavarur nuk do ta votojnë demarkacionin.
“Ne kemi kundërshtuar këtë demarkacion qe tri vite. Në shumë pika pajtohemi. Një ndër pikat që ne pajtohemi është edhe demarkacioni. Duhet të kaloj në ndëshkime dhe përgjegjësi ata që e kanë nënshkruar këtë dokument”, ka deklaruar Sejdiu./Arbresh.info/
Plagosje me thikë në Vlorë, qëllohet dy herë 33-vjeçari në a...
3,500 marinarë dhe marinsa amerikanë mbërrijnë në Lindjen e ...
Plagosje në afërsi të Spitalit Rajonal të Vlorës, 33-vjeçari...
Trafikonin emigrantë me kamionë, dënohen me burg tre shqipta...
Arben Kingji vizitë zyrtare në Rumani, fokus bashkëpunimi në...
Haxhiu shpreh keqardhje për ekspozitën, thotë se vendimi u m...