Një grup ish luftëtarësh të UÇK-së, para pallatit të drejtësisë në Prishtinë kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të të gjithë bashkëluftëtarëve të tyre që po mbahen sipas tyre padrejtësisht nëpër burgjet e Kosovës.
Në këtë protestë u kërkua konkretisht lirimi i komandantin Sylejman Selimi dhe shokëve te tij, përndryshe paralajmëruan protesta më të ashpra duke bllokuar të gjitha institucionet ne vend, raporton arbresh.info.
E pranishme në këtë protestë ishte edhe bashkëshortja e komandantit, Kimete Selimi.

Ajo ka thënë se tashmë prej pesë vitesh po merremi me padrejtësi njëra pas tjetrës.
“Tashmë prej pesë vitesh po merremi me padrejtësi njëra pas tjetrësh, sidomos këta tre muaj jemi duke u mbajtur pezull”, tha zonja Selimi.
Më tej ajo tha se drejtësi nuk ka dhe se Sylejman Selimi është marrë padrejtësisht kur kanë filluar bisedimet me Serbinë që të koncentrohet vëmendja tek grupi i Drenicës./Arbresh.info/
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...
Shtrenjtimi i naftës, Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë të...
Vendet e Gjirit i bëjnë thirrje Këshillit të Sigurimit të OK...