Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se që nga e hëna ka filluar vaksinimi kundër Gripit sezonal në gjithë vendin.
Sipas njoftimit, vaksinimi është duke u bërë në njësitë e vaksinimit të Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjaren në komunat përkatëse, shkruan Arbresh.info.
IKSHPK thekson se këtë vit sigurimi i vaksinave është bërë më herët se çdo vit tjetër dhe se Ministria e Shëndetësisë ka siguruar 8500 doza.
“Grupet me prioritet për vaksinim kundër Gripit sezonal janë:
Punëtorët shëndetësor;
Gratë shtatzëna;
Personat me sëmundje kronike dhe me imunitet të komprometuar;
Personat mbi 65 vjeç; dhe
Fëmijët e moshës nga 6 muaj deri në 5 vjeç me indikacione shëndetësore.”, thuhet në njoftim.
IKSHPK njofton se ekipet e vaksinimit janë të përgatitura dhe të motivuara për një fushatë të suksesshme të vaksinimit.
Po ashtu thuhet se ekspertët e IKSHPK-së, po mbajnë këtyre ditëve takime intensive me punëtorët shëndetësor dhe grupet e tjera për të ritheksuar rëndësinë e vaksinimit./Arbresh.info/
Taylor Swift dhuron 5 milionë dollarë për të prekurit nga ur...
Izraeli nis sulme të reja në Liban
Makina përplaset me kamionin në Lezhë, dy të plagosur
Të miturit e Qendrës Korrektuese në Lipjan angazhohen për nd...
Taulant Xhaka: I sugjerova Granitit ta anashkalonte ndeshjen...
Policia gjen armë e municion në një shtëpi në Zveçan, arrest...