Grenell reagon për tensionet në Veri: Marrëveshja e Brukselit u shkel, Joe Biden nuk duhet të heshtë në këtë situatë

16:36 | 13 Tetor 2021

Ish-i Dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka quajtur aksionin e Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut si shkelje të Marrëveshjes së Brukselit.

“Marrëveshja e Brukselit është e qartë dhe duhet të ndiqet – kjo është shkelje e saj”. Manipulimet politike nga disa në Prishtinë, para zgjedhjeve lokale të së dielës duhet ndaluar. Kjo është e rrezikshme dhe e pamatur”, është shprehur Grenell.

Ai ka kërkuar nga presidenti amerikan, Joe Biden të mos hesht para kësaj situate, shkruan arbresh.info.

“Joe Biden nuk duhet të heshtë në këtë situatë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara