Ambasadori amerikan, Greg Delawie, ka dënuar kërcënimet ndaj disa pjesëtarëve serbë të FSK-së në Zubin Potok, të cilëve përmes një letra iu është kërkuar që të mos jenë pjesë e FSK-së, pasi kjo shihet si tradhti.
Ditë më parë pjesëtarë serbë në Forcat e Sigurisë së Kosovës kishin marrë kërcënime me anë të një letre, ku iu kërkohej që të linin këtë institucion. Ambasadori amerikan me anë të një postimi në Twitter ka dënuar kërcënimin ndaj tyre.
“Të gjithë qytetarët e Kosovës meritojnë të drejtën për të qenë të sigurt për të jetuar e për të punuar. Ne i dënojmë kërcënimet ndaj anëtarëve të FSK’së në Zubin Potok dhe iu bëjmë thirrje autoriteteve për hetim të plotë. Ne e përkrahim integrimin e serbëve në të gjitha institucioneve”, ka shkruar Delawie në Twitter.
Disa pjestarë të FSK-së, të komunitetit serb, kanë marrë një letër, e cila është nënshkruar nga një grup i panjohur deri më tani i quajtur “Armata e Veriut” (Severna Armija), i kërcënoi ata, duke u bërë thirrje atyre që të largohen nga ky institucion./Indeksonline/
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...