Një dyqan rrobash tek Qafa në Prishtinë, dyshohet se ka rënë pre e një grabitjeje.
Policia e Kosovës ka qenë e pranishme në vendngjarje dhe po heton për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Sipas disa qytetarëve, me të cilët ka biseduar mediumi Arbresh.info dhe që kishin dijeni për ngjarjen, grabitja ka ndodhur rreth orës 4 ose 5 të mëngjesit.
Ata kanë raportuar se grabitësit kanë vjedhur rroba dhe kanë thyer derën e dyqanit.
Arbresh.info ka kontaktuar me policinë, por deri në publikimin e artikullit nuk ka marrë përgjigje./Arbresh.info

Mbi 1 milion euro për Komitetin Olimpik të Kosovës
Rama: Nisin procedurat për Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të...
Seanca e Kuvendit shtyhet për në orën 13:00 për shkak të hom...
Qytetarja në Mejë i drejtohet Osmanit: Luaneshë, Ibrahim Rug...
Kryeministri Kurti nderon të zhdukurit me dhunë gjatë luftës
Kurti asnjë fjalë për presidentin – nesër përfundon af...