Tre persona janë arrestuar në Prishtinë pasi që të njëjtit kishin grabitur nga një person para të gatshme, telefonin, kuletën dhe një tabelë të kompanisë.
Rasti ka ndodhur mbrëmë në rrugën Isa Kastrati në kryeqytet, shkruan arbresh.info
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit nën kërcënimin e armës kanë grabitur nga viktima mashkull para të gatshme 90 euro, celularin, kuletën dhe një tabletë të kompanisë”, njofton policia.
“Rr. Isa Kastrati, Prishtinë, 23.05.2022 – 01:25. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit nën kërcënimin e armës kanë grabitur nga viktima mashkull para të gatshme 90 euro, celularin, kuletën dhe një tabletë të kompanisë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /arbresh.info
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje
Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...