Një person raportohet të ketë kryer grabitje të premten mbrëma në një pompë të derivateve të naftës në fshatin Gjurkovc të Shtimes.
Sipas njoftimit të Policisë të shtunën, i dyshuari nën kërcënim të armës ka arritur të grabitë 1,400 euro.
“Dy meshkuj kosovarë, punëtorë në pompën e derivateve, kanë njoftuar së një i dyshuar i maskuar ka hyrë në brendi të objektit të pompës dhe nën kërcenim të armës ka grabitur para në vlerë të 1400 euro dhe i njëjti më pas është larguar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Rasti nen hetime”, thuhet në raportin e Policisë. /arbresh.info/
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...
Kurti sulmon ashpër liderët e opozitës: Katër veta në VV kan...