Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Dukagjin Gorani, ka thënë se delegacioni shtetëror për dialog me Serbinë është i obliguar të bëjë raportime të vazhdueshme për dialogun.
Gorani ka thënë se ka pasur iniciativa për të arritur një konsensus të gjerë mbi dialogun, por ka qenë e pamundur.
“Pasi është aprovuar në Kuvendin e Kosovës, rezoluta do të ecë përpara”, tha Gorani në emisionin “Përballje” në RTV Dukagjini.
Deputeti i PSD-së ka thënë se pas miratimit të Rezolutës për dialogun me Serbinë, korrigjimi i kufijve ka dalë nga opsioni.
“Është e vërtet se ka pasur faktorë ndërkombëtarë që kanë mbështetur korrigjimin e kufijve si një opsion, por pas miratimit të rezolutës sonë [PSD] në Kuvendin e Kosovës ky opsion është përjashtuar nga tavolina e bisedimeve”, është shprehur ai, përcjell Telegrafi.
“…Me këtë rezolutë ne i bindim edhe faktorin ndërkombëtar për të mos diskutuar idenë e korrigjimit të kufijve”, tha deputeti i PSD-së.
Gorani ka thënë se pas miratimit të rezolutës, delegacioni qeveritar është i vetmi subjekt negociues.
“Sipas rezolutës bisedimet i udhëheq delegacioni shtetëror… Presidenti patjetër mund të merr pjesë në proces, por jo të negociojë”, tha Gorani.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë