Mbrëmjen e së martës një grua është goditur për vdekje nga një automjet në lëvizje në rrugën nacionale Prizren-Gjakovë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit Shaqir Bytyqi ka thënë për arbresh.info se viktima është një grua e moshës rreth 65-vjeçare.
“Sot me datë 28.02.2023, rreth orës 18:50 është raportuar një aksident trafiku – goditje e këmbësorit me fatalitet. Rasti ka ndodhur në rrugën nacionale Prizren-Gjakovë saktësisht ne fshatin Piranë përball pompës. Sipas informatave të para viktima është e gjinisë femërore 65-vjeçare”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se lidhur me rastin një i dyshuar 25-vjeçar është dërguar në mbajtje për 48 orë, derisa e ndjera është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Kurti nuk i do zgjedhjet: Nuk kemi nevojë për bllokada e kle...
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...