Pasditen e djeshme në Shtimë është goditur për vdekje një mashkull i cili ka qenë duke vozitur biçikletën.
Në raportin e policisë thuhet se i dyshuari ka qenë duke vozitur automjetin me targa lokale dhe ka goditur biçiklistin.
“Derisa ngasësi i automjetit transportues mashkull K/Shqiptar ka qenë duke e drejtuar automjetin e tij me targa lokale ka goditur biçiklistin mashkull K/Shqiptar të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore”.
Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore, i cili është dërguar në QKUK-Prishtinë, ku edhe ka ndërruar jetë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion. Ndërsa vozitësi i automjetit transportues mashkull K/Shqiptar është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje për 48 orë./arbresh.info/
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi