Një grua e moshës 35-vjeçare është goditur nga makina në Komunën e Podujevës.
Rasti ka ndodhur rreth orës 18:00 në rrugën “Gryka e Llapit” në Podujevë, ku si pasojë këmbësorja ka pësuar lëndime trupore, bën të ditur për arbresh.info, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 18:00 në rrugën Gryka e Llapit në Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një këmbësoreje. Si pasoj e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar këmbësorja (femër rreth 35 vjeç) e cila është dërguar për trajtim mjekësor”, tha Ahmeti.
Sipas saj me rastin po merret njësiti i komunikacionit rrugor./arbresh.info/
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...