Një person, në cilësinë e palës në procedurë, dyshohet se ka kanosur të gjitha palët përfshirë gjyqtaren gjatë një seance civile.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.
Nikçi tha se i dyshuari është arratisur dhe ndodhet në kërkim dhe të njëjtit më pas i është bastisur shtëpia.
“Në Banjë të Pejës gjatë një seance civile, kanë qenë të pranishëm gjitha palët si dhe gjyqtarja. Njëra palë ka dalë me kallash dhe e ka kanosur gjitha palët, përfshirë edhe gjyqtaren. I njëjti është arratisur nga vendi i ngjarjes, i është bastisur shtëpia me autorizim të prokurorit dhe për momentin është në kërkim nga policia e Kosovës për t’u arrestuar”, tha Nikçi./Arbresh.info
Rama uron Ditën e Europës: Shqipëria më afër se kurrë familj...
Mot me vranësira të dendura sot në Shqipëri
Messi nuk e ka harruar Neymarin, do ta shoh në Kupën e Botës
Sot shënohet Dita e Evropës – 75 vjet nga Deklarata e Shuman...
28 vjet nga vrasja e gjeneral Ilir Konushevcit
LDK mban sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, pritet n...