Gjykata Kushtetuese ka vendosur se Ligji për Ratifikimin e Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Në një vendim të publikuar sot, Gjykata Kushtetuese ka thënë se procedurat e ndjekura për miratimin e Ligjit për Ratifikimin e Kufirit Shtetëror me Malin e Zi kanë qenë në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës
Këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese e kanë parashtruar 12 deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje një muaj më parë. Ata pretendonin se në procesin e Miratimit të Ligjit për Demarkacionin janë gjetur shkelje anti- kushtetuese
“[Gjykata Kushtetuese vendosi, v.j] TË DEKLAROJË njëzeri se procedura e ndjekur për miratimin e Ligjit nr. 06/L-060 për Ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin e Kufirit Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi është në pajtim me Kushtetutën”, thuhet në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.“[Gjykata Kushtetuese vendosi, v.j] TË DEKLAROJË njëzeri se procedura e ndjekur për miratimin e Ligjit nr. 06/L-060 për Ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin e Kufirit Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi është në pajtim me Kushtetutën”, thuhet në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.“[Gjykata Kushtetuese vendosi, v.j] TË DEKLAROJË njëzeri se procedura e ndjekur për miratimin e Ligjit nr. 06/L-060 për Ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin e Kufirit Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi është në pajtim me Kushtetutën”, thuhet në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.
“TË DEKLAROJË njëzëri se Ligji nr. 06/L-060 për Ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin e Kufirit Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit te Zi nuk është në kundërshtim me Kushtetutën”, thuhet në vendimin e Kushtetueses.
Kryesuesi i KQZ-së takohet me ambasadorin britanik, e falënd...
Abdixhiku pas votimit: Duhet të largohemi nga kjo zymësi e p...
Anëtari i PDK-së në KQZ: Qendrat e votimit përballen me mung...
Kurti: Jemi në zgjedhje të parakohshme pikërish se u refuzua...
Veç 4 qytetarë kanë votuar në këtë komunë deri më tani
Albulena Haxhiu ushtron të drejtën e votës, fton qytetarët t...