Gjuriq mbledh nesër në Graçanicë kryetarët e komunave serbe

12:17 | 17 Mars 2015

Drejtori i zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq do t’i mbledh nesër në Graçanicë të gjithë kryetarët e komunave që janë të banuar me shumicë serbe.
Kështu bënë të ditur kjo zyrë përmes një komunikate për media, për këtë mbledhje e cila është e para e këtij lloji.
Mbledhja do të mbahet në Qendrën e Kulturës në Graçanicë, me fillim në orën 10.
“Përveç Drejtorit Gjuriq, në mbledhjen e anëtarëve të Kuvendeve të komunave me shumicën serbe do të jenë të pranishëm edhe Zëvendës Kryeministri krahinor, Branimir Stojanoviq, ministrat serbë dhe deputetët në institucionet krahinore, kryetarët e komunave dhe mysafirët e tjerë”, thuhet në këtë komunikatë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara