Një 20 vjeçar është arrestuar pas gjuajtjes me armë zjarri në rrugën “Ymer Prizreni” në Shtime, gjatë një ahengu familjar të mbajtur dje.
Sipas njoftimit, arma e përdorur, një pistoletë është konfiskuar nga policia, shkruan Arbresh.info..
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Shtime, është intervistuar nga hetuesit dhe me vendim të prokurorit të shtetit, është liruar në procedurë të rregullt.
“Policia Rajonale e Ferizajt bën apel tek qytetarët që të shmangin përdorimin e armëve në festa, pasi ato rrezikojnë jetën dhe sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve. Gëzimet le të festohen me zemër, jo me armë ! Çdo e shtënë me armë zjarri mund të sjellë pasoja të rënda dhe të pakthyeshme.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...