Rreth orës 09:30 të së premtes një person është gjuajtur me armë zjarri në fshatin Smolicë të Gjakovës.
Personi që në drejtim të tij janë shkrepur plumbat, ka shpëtuar pa plagë.
Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësja e Policisë për Gjakovë, Lirije Podrimja.
Merret vesh se motivet e këtij rasti kanë të bëjnë me hakmarrje.
Po ashtu, Policia është në kërkim të të dyshuarve, të cilët sipas informacioneve të para janë larguar në drejtim të një pylli të fshatit Smolicë, ku na ndodhur ngjarja.
Asnjëri kandidat s’i merr votat e mjaftueshme për gjyqtarë n...
Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist ...
Kryetari i Ferizajt reagon për vdekjen e nxënësit 15-vjeçar
Vajzat e Kosovës gati për ndeshjen ndaj Bullgarisë
Irani nuk do ta mbyllë më kurrë Ngushticën e Hormuzit, thotë...
Konflikt mes fqinjëve në Tiranë, plagoset me armë zjarri 45-...