Drejtoria e Policisë Rajonale – Prizren, ka njoftuar se kanë sekuestruar një armë zjarri në fshatin Krushicë e Poshtme në Suharekë.
Në njoftim thuhet se “pas një pune operative hetuesit e policisë në stacionin policorë në Suhareke, duke zhvilluar hetime për një informacion nga muaji Tetor i vitit 2020, ku një informacion ishte se kishte gjuajtje me armë zjarri në fshatin Krushicë e Poshtme në Suhareke, hetuesit kanë arritur që të gjejnë dhe sekuestrojnë armën nga e cila dyshohet se është shkrepur pa leje”.
“Hetuesit fillimisht kishin kryer një urdhër kontrolle në shtëpinë e personit të dyshuar por të njëjtit kanë refuzuar të dorëzojnë armen në momentin e gjuajtjes duke ju fshehur organit të policisë, por pas sekuestrimit dhe administrimit të provave nga njësiti i forenzikës përmes një DVR të kamerave të shtëpisë së të dyshuarit policia ka gjetur incizimin ku i dyshuari A.K i lindur në vitin 1980 shihet duke gjuajtur me armë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Tutje në njoftim bëhet e ditur se, pas kësaj policia sot më datë 03 shkurt 2021, përsëri është paraqitur te shtëpia e të dyshimtit në fshatin Krushicë e Poshtme dhe ka kërkuar që arma të dorëzohet, ku i dyshimti ka pranuar se e posedon armën. Në lidhje me këtë policia ka sekuestruar një pushkë automatike AK47 dhe një karikator të kësaj pushke.
Pas intervsitimit të personit të dyshimtë, i njëjti me aktvendim të prokurorit dërgohet në ndalim prej 48 orë. Me rastin po punojnë hetimet e policisë në bashkëpunim me prokuronin e Shtetit.
Nga lufta në Kosovë te bullizmi, Shëndriti prek me historinë...
Rama uron besimtarët katolikë për Pashkët: Gëzuar Ditën e Re
Mesha e Pashkëve, Ipeshkvi Gjergji: Bëj thirrje për paqe, pë...
Si mund të tërhiqet një vend nga NATO?
Mot me diell sot në Kosovë, temperaturat 18 gradë celsius
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...