Gjobitet një qytetare në Ferizaj për tejkalim në vijë të plotë

16:31 | 28 Tetor 2021

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka marr veprimet e duhura policore dhe ka arritur të identifikojë shoferen, e cila me automjetin e udhëtarëve, shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim në vijë të plotë në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime, saktësisht në fshatin Slivovë të  Ferizajt. Kjo informatë,  me foto është dërguar nga një qytetarë përmes aplikacionit digjital ”Lajmëro Policinë”, transmeton arbresh.info.

Policia, e ftoi qytetaren V.K (F/K) 31 vjeçare, në Njësinë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Ferizaj dhe ajo në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast dhe fton qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ”Lajmëro Policinë ” dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.  /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara