Policia Rajonale e Ferizajt njofton se është gjobitur një 19-vjeçar i cili në rrugën “Rexhep Bislimi” ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar.
Në njoftim thuhet se shoferi me inicialet K.S. po drejtonte një veturë VË Golf me targa vendore dhe në një zonë me kufizim shpejtësie prej 40 km/h, ka lëvizur me 92 km/h, transmeton Arbresh.info.
“Për këtë kundërvajtje, policia i ka shqiptuar një gjobë prej 300 eurosh, 3 pikë negative në patentë-shofer dhe masën e pezullimit të lejes së drejtimit për 6 muaj”, thuhet në njoftim.
Policia apelon te të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut për sigurinë e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në trafik./Arbresh.info


Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit